Është ekstraduar nga Belgjika, i shumëkërkuari i drejtësisë, Leonard Duka. 37-vjeçari iu dorëzua autoriteteve shqiptare, rreth 18 muaj pas arrestimit të tij në Belgjikë.
Operacioni për ekstradimin e tij u finalizua pas negociatave të shumta nga Interpol Tirana, duke siguruar nga autoritetet belge dritën jeshile për vënien e Dukës përpara drejtësisë shqiptare.
Prej disa vitesh, Leonard Duka rezulton në kërkim, si nga policia dhe prokuroria e posaçme. Ai akuzohet si një organizatorët e vrasjes së Santiago Malkos në Gusht të 2019 në Tiranë.
Veç kësaj ngjarje, 37-vjeçarit iu shtua një tjetër akuzë, ajo e sigurimit të kushteve për vrasje. Vepër penale kjo e ngritur nga SPAK në kuadër të operacionit të koduar “Revanshi”, i finalizuar falë zbërthimit të komunikimeve të zhvilluara në aplikacionin Sky dhe Encrochat.
Në to, 37-vjeçari, Duka i ndihmuar dhe nga eksponentë të tjerë të botës së krimit thurte plane për eleminimin fizik të Ervis Martinaj dhe lidhjeve të afërta të tij shoqërore, siç ishte Erigers Mihasi.
Tv Klan