Në një letër të hapur të përbashkët e Raportuesit për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein dhe Eurodeputetit Eduard Kukan kërkohet distancimi nga dhuna.
Sipas tyre, e drejta për të protestuar është thelbësore në çdo shoqëri demokratike, por kjo kurrë nuk e bën dhunën një instrument të ligjshëm. Kukan dhe Fleckenstein u bëjnë thirrje protestuesve të përmbahen nga të gjitha format e dhunës. Një thirrje shkon edhe për të gjithë udhëheqësit politikë që të tregojnë përgjegjësi dhe vetëkontroll.
Sipas tyre, pamjet e së shtunës së kaluar mund të japin përshtypjen e gabuar se vendi nuk është gati për hapjen e negociatave me BE në Qershor të këtij viti dhe se është koha që t’i dërgohet botës një mesazh se shqiptarët janë të aftë të zgjidhin konfliktet në mënyrë paqësore dhe demokratike.
Tv Klan