Altin Goxhaj: “Kjo këtu është taksa e gjelbërimit. Mesatarisht çdo qytetar i Tiranës, çdo familje i bie që të paguajë 9 mijë e 9 qind lekë të reja, pra 99 mijë lekë, për gjelbërim dhe ja gjelbërimi që merr. 99 vetë mund të marrin pakëz hije, që i bie çdo 100 minuta në një minutë vetëm një njeri mund të marrë një hije dhe kjo është pikërisht fytyra e vërtet e gjelbërimit. Ne jemi të gjithë këtu për të treguar sa gjelbërim marrim në të vërtet. Ne marrim 99 vet një pemë, jo një qytetar, një pemë. Ne marrim në një minutë hije dhe nuk mund të marrim dot 99 minuta të tjera dhe ne duhet të paguajmë për këtë, taksën e gjelbërimit të bashkisë, e cila kurrë nuk është përdorur për gjelbërim, por është përdorur nga bashkia për qëllimet e bashkisë sepse e vërteta është edhe ato pemë që mbillen dhe ato pemë të shkreta që po thahen nga pashpirtësia e kryetarit të bashkisë janë pemë që i marrin me sponsorë privat”./tvklan.al