Altin Goxhaj: “Këtu jemi sot duke marrë provat, dokumentet, se si taksapaguesit e Tiranës po përdoren nga Edi Rama për PS-në. Këtu kemi regjistruar provat, se si sot në ditën ndërkombëtare të muzikës, bashkia Tiranë me paratë e taksapaguesve shqiptar që nga taksa e gjelbërimit, taksa e reklamës të gjithë taksat që na kanë rritur, paguajnë 33 grupe muzikore për t’i bërë fushatë numrit 33 të PS dhe kjo bëhet me paratë e gjithë taksapaguesve të bashkisë Tiranë. Kurse këtu kemi një rast më ekstrem akoma, kjo kioskë e madhe që na zuri shatërvanin ka 6 muaj që na ka marrë shatërvanin. U ngrit gjoja për transparencën e bashkisë që nuk u bë kurrë dhe tashmë tregoi fytyrën e vërtetë pse u ngrit kjo kioskë me paratë e taksapaguesve të Tiranës. Kjo u ngrit pikërisht që Edi Rama të bëjë fushatën e PS. Ne kemi tashmë provat, janë të gjitha këtu, nesër do t’i depozitojmë në KQZ në KLSH si shkelje e hapur për financimin e partive politike. Përdorimi i hapur i aseteve publike në favor të fushatës elektorale.”/tvklan.al