Liga: U qëndrojmë kërkesave drejtuar qeverisë
Bojkoti i klubeve të Superligës do të vazhdojë. Pas një mbledhje që zgjati rreth 90 minuta, Liga Profesioniste e Futbollit rikonfirmoi qëllimin për të mos nisur sezonin e ri deri në plotësimin e kërkesave.
“Pas diskutimeve u vendos që bojkoti të vazhdojë deri në zgjidhjen e kërkesave që i kanë bërë kryeministrit. Jemi akoma në pritje të takimit me përfaqësueseit e qeverisë, nuk kemi të re”, u shpreh Libohova.
Sezoni i ri i Superligës duhet të niste më 12 shtator por klubet nuk pranuan të zbrisin në fushë deri në rishikimin e ligjit të sportit.
Në disa raste në ditën kur duhet të zhvilloheshin ndeshjet ekipet kanë dalë për të protestuar, duke lexuar kërkesat drejtuar qeverisë. Pak ditë më parë kryeministri Edi Rama tha se kërkesat për përjashtim nga tatim fitimi dhe deklarimi i pagave më të ulëta se sa janë nuk qëndron.
Tv Klan