Ligoraq Karamelo: “Në emër të Lëvizjes për Të Drejtat dhe Liritë e Njeriut përshëndesim vendimin e konventës kombëtare të Lëvizjes Socialiste për Integrim për të realizuar bashkëqeverisje me koalicionin fitues të zgjedhjeve të 28 Qershorit të udhëhequr nga Partia Demokratike. Ne mbështesim idenë se ky koalicion qeverisës do të mbështesë synimet madhore të vendit për integrimin në Bashkimin Evropian, për ruajtjen e stabilitetit të vendit, për përballimin e krizës ekonomike globale, qoftë edhe atë rajonale, si dhe do të vazhdojë kryerjen e reformave në vend. Të gjitha këto janë në përputhje me dëshirën dhe aspiratat e çdo shtetasi shqiptar.”/tvklan.al