Një grua e akuzuar për vrasjen e të shoqit duke i pirë gjakun dhe duke bërë seks me kufomën e tij është liruar nga burgu në Rusi pavarësisht se ishte e dyshuara kryesore për vdekjen e tij.
Marina Kokhal, 37 vjeç, u akuzua për vrasjen dhe copëtimin e reperit Andy Cartëright, 30 vjeç, pasi zbuloi lidhjen e tij jashtë martesore.
Prokurorët rusë, të cilët pretendojnë se ajo ka kryer “vrasjen e përsosur”, kundërshtuan me forcë dënimin e Kokhal në arrest shtëpiak, sipas Daily Star.
Ajo është mbajtur në burg që nga Gushti i vitit të kaluar, por shkencëtarët më të mirë të mjekësisë ligjore ruse pranojnë se nuk kanë arritur të provojnë se ajo e helmoi për vdekje reperin në bashkëpunim me nënën e saj Elena Kokhal, 68 vjeç.
Ajo tani do të ribashkohet me djalin e saj tani katër vjeç, të cilin nuk e ka parë për më shumë se një vit ndërsa ishte në paraburgim.
Hetuesit pretendojnë se Kokhal vrau burrin e saj, emri i vërtetë i të cilit është Alexander Yushko, me një dozë vdekjeprurëse të një ilaçi zëvendësues të insulinës që vështirë të gjurmohet.
Në kohën e vdekjes së tij, reperi kishte një lidhje me fansen magjepsëse Nadia Romanenko, 25 vjeç.
Edhe pse ajo e mohoi vrasjen, Kokhal pranoi se e kishte copëtuar kufomën me thikë dhe sharrë hekuri, duke pretenduar se ajo nuk donte që fansat e tij ta dinin se ai kishte vdekur nga një mbidozë e drogës.
Hetuesit pretendojnë se provat sugjerojnë se vrasja ishte planifikuar nga e akuzuara, por pranojnë se nuk kanë prova që ajo e ka kryer atë në të vërtetë.
Ata thanë se pjesët e trupit ndodheshin në frigoriferin e saj, të tjerat në kosh për t’i asgjësuar, ndërsa me majat e gishtave të tij po ushqeheshin minjtë në kopshtin jashtë.
Ekspertët mjeko-ligjorë thanë gjatë gjyqit të saj se ata nuk ishin në gjendje të analizonin stomakun e tij, pankreasin, ezofagun, tëmthin dhe fshikëzën e urinës, zorrët, gjëndrat mbiveshkore dhe gjëndrën e prostatës, pasi ato ose mungonin ose ishin futur në një makinë larëse.
Të gjitha sipërfaqet dhe veglat në banesë dyshohet se ishin “larë me uthull”. Hetuesit fillimisht dyshuan se ajo e injektoi drogën në dorën e tij para se ta godiste me thikë në stomak, por tani po punojnë në teorinë se ajo e mbyti atë.
Ata gjithashtu e akuzuan Kokhal se piu gjakun e burrit të saj të vdekur dhe se kishte marrëdhënie seksuale me kufomën e tij, megjithëse avokati i saj i ka quajtur këto pretendime “të neveritshme” dhe tha se ato përbëjnë një detyrim të paligjshëm.
Romaneko, e dashura e reperit të vdekur, ka thënë: Marrëdhëniet tona seksuale kanë ndodhur në banesën time. Kam marrë me qira një banesë në afërsi të pallatit të tij. Ne takoheshim çdo ditë, dhe Kokhal nuk dinte për këtë.
Ajo shtoi se kur Kokhal mori vesh për lidhjen, i tha asaj se burri i saj kishte SIDA për ta trembur atë. /tvklan.al