Trajneri i Italisë Luciano Spalletti ka shpallur listën  provizore me 30 futbollistë për Kampionatin Evropian Gjermani 2024.

Kampionët në fuqi do të duhet të lënë jashtë katër futbollistë nga grupi përfundimtar deri më 7 qershor, afati i fundit i publikimit të listës zyrtare.

Në listën e teknikut 65-vjeçar është përfshirë edhe mesfushori i Juventusit Nicolò Fagioli, i cili është sërish i disponueshëm pas përfundimit të pezullimit për shkelje të rregullores për bastet. Tekniku nuk ka preferuar Imobilen dhe Lokatelin.

Spalletti e vlerëson për vesaltietinë tij në fushë. Domenico Berardi dhe Nicolò Zaniolo do të mungojnë për shkak dëmtimi, në Gjermani 2024, ndërsa do të zëvendësohen nga Rikardo Orsolini dhe Mattia Zakanji.

Grumbullimi i parë për Calafiori-n, thirrja e dytë për Bellanova-n dhe Folorunsho-n. Riçi dhe Provedel janë kthyer. Më 31 maj do të jetë seanca e parë stërvitore e grupit.

Përpara se të udhëtojë drejt Gjermanisë më 10 qershor, përfaqësuesja italiane do të luajë dy miqësore, më 4 ndaj Turqisë dhe pesë ditë më pas kundër Bosnjë-Hercegovinës.

Lista

Portierë:

Gianluigi Donnarumma, Guglielmo Vicario, Alex Meret, Ivan Provedel.

Mbrojtës:

Francesco Acerbi, Alessandro Bastoni, Matteo Darmian, Giorgio Scalvini, Alessandro Buongiorno, Gianluca Mancini, Riccardo Calafiori, Giovanni Di Lorenzo, Raoul Bellanova, Federico Dimarco, Andrea Cambiaso.

Mesfushorë:

Nicolò Barella, Davide Frattesi, Bryan Cristante, Lorenzo Pellegrini, Nicolò Fagioli, Jorginho, Samuele Ricci, Michael Folorunsho.

Sulmues:

Federico Chiesa, Giacomo Raspadori, Mateo Retegui, Gianluca Scamacca, Riccardo Orsolini, Mattia Zaccagni, Stephan El Shaarawy.

Klan News