Trajneri i Shqipërisë Sylvinho do të bëjë publike listën zyrtare me futbollistët që do të grumbullohen për finalet e Kampionatit Europian “Gjermani 2024” në orën 16 të datës 27 maj.
Lojtarët fillimisht do të mblidhen në Shqipëri e më pas në fund të muajit maj do të udhëtojnë drejt Austrisë.
Kuqezinjtë do të luajnë më 3 qershor ndaj Lihtenshtejnit, e 4 ditë më pas ndaj Azerbajxhanit në “Haladás Sport-komplexum” në Hungari.
Më datën 8 qershor, kombëtarja do të udhëtojë drejt Gjermanisë, e do të nisë përgatitjet për finalet e Europianit.
Sfida e parë e kuqezinjve do të jetë më 15 qershor kundër Italisë në “Iduna Park” të Dortmundit.
Takimet e Shqipërisë, si edhe ndeshjet e tjera do të transmetohen ekzluzivisht në televizionin Klan.
Ndërkohë Federata Shqiptare e Futbollit dhe Ujë Tepelene kanë kënaqësinë të njoftojnë rinovimin e kontratës së bashkëpunimit për tre vitet e ardhshme. Ky partneritet që ka zgjatur për 20 vite, ka qenë një shtyllë e rëndësishme në mbështetjen e futbollit shqiptar dhe në promovimin e sportit në të gjitha nivelet.
Klan News