Forcohen sinjalet ndërkombëtare se vjeshta e këtij viti do të shënojë periudhën e shqyrtimit të aplikimit të Shqipërisë për statusin e vendit kandidat në Bashkimin Evropian.

Ambasadori i Komisionit Evropian, Helmut Lohan, i ka mëshuar në Tiranë deklarimeve të herëpashershme qe vijnë në këtë funksionin nga Brukseli zyrtar.

Helmut Lohan: “Shqipëria e 2009-ës është anëtare e NATO-s një vend që ka aplikuar për statusin e vendit kandidat në Bashkimin Evropian dhe që ka një perspektivë të qartë evropiane në rrugën e saj drejt Evropës, gjatë një viti apo një viti e gjysmë. Në vjeshtë, Këshilli i Ministrave të Bashkimit Europian do t’i kërkojë Komisionit të përgatisë opinionin për Shqipërinë për anëtarësim. Shume shpejt pas kësaj komisioni do të ketë mundësinë të përgatisë mendimin e tij. Ne do t’i  drejtojmë një pyetësor qeverisë shqiptare që mbulon të gjitha çështjet që lidhen me perspektivën evropiane. Bëhet fjalë për të paktën 2 mijë pyetje. Në një kohë të shkurtër përgjigjet  do të analizohen do të ngrihen pyetje të tjera dhe më pas komisioni do të vendosë nëse Shqipërisë do t’i jepet e drejta ose jo të fitojë statusin e vendit kandidat.”

Deklaratat diplomati i huaj i bëri në ceremoninë që shënoi diplomimin e studentëve të shkollës së politikës, ku ishte i pranishëm dhe presidenti i republikës, Bamir Topi./tvklan.al

Gazetarja: Menada Zaimi