Gjatë natës ushtria izraelite ka zgjeruar operacionet ushtarake, bombardohen tunelet e Hamasit
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miratoi një rezolutë jodetyruese për armëpushim të menjëhershëm humanitar në Gaza.
Gjithashtu në rezolutë kërkohet mbrojtja e civilëve dhe lejimi i organizatave humanitare të futen në Gaza.
Megjithëse nuk është e detyrueshme, rezoluta ka rëndësi edhe në rrafshin politik.
Ajo u miratua mes duartrokitjeve, me 120 vota pro, 14 shtete votuan kundër, ndër to Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara.
Në rezolutë nuk u përfshi një amendament i propozuar nga Kanadaja për të dënuar pa mëdyshje “sulmet terroriste” nga Hamasi dhe për të kërkuar lirimin e menjëhershëm të pengjeve të marra nga grupi militant.
Ndërsa frika rritet se konflikti mund të ndezë një luftë më të gjerë, asambleja e përgjitshme e OKB theksoi “rëndësinë e parandalimit të destabilizimit të mëtejshëm dhe përshkallëzimit të dhunës në rajon”.
Kundër admiral Daniel Hagari, u shpreh se ushtria do të lejojë kamionët që transportojnë ushqime, ujë dhe ilaçe të hyjnë në jug të Gazës.
Por teksa ndërkombëtarët vijojnë me përpjekjet e tyre për zhvillimin e negociatave, ushtria izraelite ka bërë të ditur se ka hyrë në veri të Gazës gjatë natës dhe ka zgjeruar operacionet ushtarake.
Zyrtarët ushtarakë thonë se shënjestër kyçe do të jetë rrjeti i gjerë i tuneleve dhe bunkerëve ku stehohen militantët e Hamasit. Shumica e tyre ndodhen në veri të Gazës.
Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus është shprehur se ndërprerja e energjisë elektrike ka bërë të pamundur marrjen dhe dërgimin e të plagosurve në spital për shkak të erresires.
“Evakuimi i pacientëve nuk është i mundur në rrethana të tilla, as gjetja e strehimit të sigurt”, shkroi ai në një postim në rrjetet sociale.
Kompanitë telefonike dhe Kryqi i Kuq konfirmuan gjithashtu se shërbimi i telefonisë celulare dhe internetit në Gazë është ndërprerë për shkak të bombardimeve izraelite.
Që nga shpërthimi i luftës më 7 tetor, në Gazë janë vrarë mbi 7.300 persona. Mbi 60 përqind e viktimave, sipas Ministrisë së Shëndetësisë, janë të mitur dhe gra.
Klan News