400 kilogramë kanabis e mbërritur nga Shqipëria është sekuestruar në Brindisi të Italisë. Aksioni është kryer Guardia Di Finanza në qytezën e San Pietro Vernotico dhe në pranga kanë rënë dy persona, një shqiptar dhe një italian. Sipas agjencisë së lajmeve ANSA ndaj tyre rëndon akuza e trafikut të lëndëve narkotike.

Droga u gjet në shtëpinë e Luca Sabetta, 37 – vjeç, tregtar ambulant i kërmijve. Gjithashtu në kuadër të këtij operacioni u prangos dhe shqiptari Vezdhan Braimhaj, 48 – vjeçar nga Vlora. Shqiptari po ngiste një kamion që u kontrollua pranë shtëpisë së italianit.

Një pjesë e lëndës narkotike, 248 kilogramë ishte e vendosur në fundin e dyfishtë të një kamioncine. Ndërsa 138 kilogramë u gjetën në banesën e shtetasit italian.

Droga dyshohet se kishte mbërritur në Itali me gomone nëpërmjet kanalit të Otrantos. Po hetohet nga origjina e drogës, koha e trafikimit të saj dhe mënyra se si ajo do të shperndahej në tregun italian.

Tv Klan