“Një sasi tjetër vaksinash Pfizer vjen brenda vitit”
Ministrja e Shëndetësisë, vendimin e Komitetit Teknik të Ekspertëve për të hequr kufizimet kohore natën e ndërrimit të viteve, siguron se është marrë pasi është analizuar situata, por duke ndjekur ecurinë e pandemisë në vendet e rajonit.
Manastirliu lajmëron për ardhjen e një sasie tjetër vaksinash Pfizer ditën e fundit të Dhjetorit, çka bën të mundur që Shqipëria të ketë siguri të plotë të mbulesës vaksinale antiCovid.
Presidenti turk Erdogan është ka shprehur gatishmërinë për të dhuruar doza të vaksinës së prodhuar në Turqi, Turkovak për të gjithë vendet mike, por Ministrja e Shëndetësisë siguron se aktualisht vendi nuk ka nevoje për të tjera vaksina.
Tv Klan