Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu u ka bërë apel qytetarëve që të tregojnë kujdes në përditshmërinë e tyre. Vetëm në këtë mënyrë sipas saj nuk do të vijë më e keqja nga koronavirusi.
Manastirliu bën thirrje që të respektohen rregullat. Sipas saj qytetarët duhet të ruajnë distancën 1.5 metër nga njëri-tjetri, të mbajnë maskë kur janë jashtë shtëpisë së tyre dhe nuk mund të ruajnë distancën, të lajnë shpesh duart dhe të dezinfektojnë ambientet.
“Mbroni veten dhe të afërmit tuaj! Vetëm duke treguar kujdes, mundemi ta mposhtim Covid-19”, shkruan Manastirliu në Facebook.
Këtë të diel në vendin tonë pati sërish një numër të lartë të ibfekktuarish, 71 raste. Fatkeqësisht një tjetër person i prekur nga Covid-19 humbi jetën duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 44./tvklan.al