Këtë sezon nuk mori atë që kishte objektiv me Manchester United por Jose Mourinho nuk është dëshpëruar. Portugezi ka bërë gati listën e blerjeve për sezonin e ardhshëm dhe në krye është francezi i Atletico Madrid Antoine Griezmann. 300 mijë pound në javë është gati të japë Mourinho për të patur futbollistin në Old Trafford duke e bërë atë lojtarin më të paguar të momentit.
Një investim prej 155 milionë paundësh për një kontratë 5 – vjeçare. Paga aktuale e Sriezmann në Spanjë është sa gjysma e asaj që ofron Manchester United. Vetë lojtari do të preferonte Real Madrid ose Barcelonën nëse largohet nga Atletico. Për tu bindur të kalojë detin deri në Angli sigurisht që vetëm kontrata nuk mjafton.
Çdo gjë është për tu përcaktuar në negociatat që do të nisin më 30 qershor, data zyrtare e mbylljes së kontratave të futbollistëve me klubet aktuale.
Tv Klan