Manchester United, ka zyrtarizuar trajnerin Ruben Amorim. Palët kanë mbyllur akordin mes tyre dhe tashmë ka ardhur njoftimi zyrtar.

Trajneri portugez, do të nisë punën te “djajtë” më 11 Nëntor, sapo të fillojë pauza e ndeshjeve të kombëtares. Një mundësi e mirë kjo për 39-vjeçarin, për të pasur më shumë kohë të punojë me skuadrën dhe për të përgatitur ndeshjen e radhës.

Manchester United, ka paguar te Sporting Lisbona klauzolën prej 10 milionë eurosh, për të marrë trajnerin Amorim.

Klubi anglez dhe tekniku portugez, kanë firmosur kontratën deri në verën e vitit 2027. Amorim do të pasojë në stol, të larguarin Erik Ten Hag, i cili u shkarkua nga drejtuesit për mungesë rezultatesh. /tvklan.al