Komisioni i Venecias ka pranuar kërkesën e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, përcjellë nga kryeparlamentarja Elisa Spiropali ku i kërkohet opinion në lidhje me raportin midis vendimmarrjes së deputetëve dhe deyrimit për zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese për mandatin e deputetes socialiste Olta Xhaçka.

Në përgjigjen e saj, Presidentja e Komisionit të Venecias informon se kjo çështje është vendosur për shqyrtim në mbledhjen e Komisionit të datës 6-7 Dhjetor 2024.

Shumica socialiste parlamentare abstenoi gjatë votimit në Kuvend për mandatin e koleges së tyre, duke mos e bërë të mundur në këtë mënyrë dërgimin e çështjes në Gjykatën Kushtetuese, siç kjo e fundit kishte urdhëruar.

Heqjen e mandatit të deputetes Xhaçka e ka kërkuar Partia Demokratike.

Letra e Presidentes së Komisionit të Venecias, Claire Bazy Malaurie, drejtuar kryeparlamentares Elisa Spiropali:

“E dashur Kryetare, Ju faleminderit për letrën tuaj të datës 13 shtator 2024, me anë të së cilës kërkoni opinionin e Komisionit të Venecias për raportin ndërmjet demokracisë përfaqësuese parlamentare dhe vendimeve detyruese të Gjykatës Kushtetuese, në kuadrin e rolit të Kuvendit në shqyrtimin e mocioneve për papajtueshmërinë e mandatit të deputetit.

Nëpërmjet kësaj letre konfirmoj gatishmërinë e Komisionit të Venecias për të përgatitur këtë opinion për miratim në seancën plenare të 141-të (6-7 dhjetor 2024). Dëshiroj t’Ju shpreh mirënjohjen time për besimin ndaj Komisionit të Venecias. Juaja sinqerisht, Claire Bazy Malaurie”.

/tvklan.al