Vendimi i socialistëve për të abstenuar në lidhje me vendimin për Olta Xhaçkën, nuk ishte kundërshtim ndaj Gjykatës Kushtetuese. Kreu i grupit parlamentar të PS-së Niko Peleshi u shpreh se kishte një paqartësi në votën e deputetëve të majtë.
Niko Peleshi, kreu i Grupit Parlamentar të PS: Ne vetë nuk kemi pasur një qartësi e para dhe e dyta ne nuk duam që t’ia lejojmë vetes të ketë një vendim të Gjykatës Kushtetuese që të jetë bllokues dhe të perceptohet si kundërshtues. Por kur ka paqartësi absolutisht që abstenimi duhet lexuar si paqartësi.
Peleshi sqaroi edhe këtë dyzim te socialistëve në votën e seancës së 12 Shtatorit.
Niko Peleshi, kreu i Grupit Parlamentar të PS: Nga njëra anë kemi të drejtën e deputetit të votojë siç e mendon ai. Vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë për t’u zbatuar jo për t’u kundërshtuar sa i përket vendimmarrjes politike tonë, të grupit parlamentar ne e bëmë pjesën që na takonte e çuam menjëherë nga Këshilli i Legjislacionit në seancë.
Ligjvënësit socialist presin opinionin e Komisionit të Venecias, të cilit iu drejtua përmes një letre kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali.
Niko Peleshi, kreu i Grupit Parlamentar të PS: Pavarësisht nga roli këshillues i Komisionit të Venecias ne çfarë na këshillon Komisioni i Venecias do ta zbatojmë pa hezitim.
I pyetur nëse do të ulet në tyezë me opozitën për reformën zgjedhore Peleshi tha se nis ka diçka konkrete ai ëhstë gati, por ende nuk ka asnjë propozim konkret për riprekjen e Kodit Zgjedhor.
Klan News