Fushata zgjedhore në Maqedoni përfundon sonte në mesnatë. Gjatë këtyre 20 ditëve, partitë, koalicionet dhe kandidatët e pavarur i paraqitën votuesve elektoratit programet e tyre. Tubimet e mëdha të partive kryesore zhvillohen në disa qytete të vendit ku priten të bëhen edhe apelet e fundit për të tërhequr votuesit në zgjedhjet e së dielës.

Partia Bashkimi Demokratik për integrim, do të zhvillojë tubimin e fundit në sheshin e Tetovës, Partia Demokratike Shqiptare ka zgjedhur Strugën, ndërsa Demokracia e Re Shkupin. Të dielën, në zgjedhjet presidenciale dhe lokale do të hedhin votën mbi 1 milion e 700 mijë qytetarë. Qendrat e votimit do  të hapen nga ora 7 deri në orën 19.

Në garën për president konkurrojnë 7 kandidate, 4 maqedonas dhe 3 shqiptare. Imer Selmanin nga Demokracia e Re, Mirushe Hoxhën nga PDSH, dhe Agron Buxhakun nga BDI. Për krerë komunash konkurrojnë mbi 700 kandidate, ndërsa disa mijëra të tjerë për Këshillat e Komunave. Zgjedhjet do të monitorohen nga afro 7 mijë vëzhgues vendore dhe të huaj. Mbarëvajtja e këtyre zgjedhjeve është konsideruar një test i rëndësishëm për integrimin euroatlantik të Maqedonisë./tvklan.al

Gazetare: Urita Dokle