Në Sofje ra qeveria, bullgarët do të votojnë për të gjashtë herë në tre vjet

Maqedonia e Veriut do të mbetet peng i Bullgarisë në një kohë të pacaktuar për mbajtjen e konferencës së dytë ndërqeveritare pasi në Sofje ra sërish qeveria. BE tashmë duhet të vendosë nëse Shqipëria do të ecë e vetme në rrugën e negociatave nëse i hiqet vetoja greke.

Për maqedonasit çështja e negociatave komplikohet pasi më 24 Prill votojnë zgjedhjen e presidentit të ri të vendit ndërsa më 8 Maj 2024 ata votojnë në zgjedhjet parlamentare. Kushti kryesor nga Sofja mbetet perfshirja e bullgareve si komb shtetformues në kushtetute.

Në kushtet kur Bullgaria po përgatitet edhe për një palë zgjedhje të përgjithshme të gjashtat që nga prilli i vitit 2021 nuk dihet nëse qeveria e re do teë shtojë kushte shtesë.

Në rast se Shqipëria gjen një marrëveshje me Greqinë atëherë vendi ynë do të avanconte i vetëm drejt antarësimit në BE pasi deri tani të dyja shtetet janë konsideruar në çift nga Brukseli duke mbajtur peng njëra-tjetrën vitet e fundit. Presidenti bullgar Rumen Radev duhet që të caktojë një Qeveri në detyrë dhe datën e zgjedhjeve që duhet të mbahen brenda dy muajsh.

Bullgaria do të votojë për zgjedhjet e Parlamentit Evropian më 9 Qershor, dhe ndodhta dy palë zgjedhjet mund të mbahen brenda një dite.

Bullgaria është shteti më i varfër nga 27 shtetet anëtare të Bashkimit Evropian dhe po përballet me korrupsion të përhapur.

Ky shtet është i mbërthyer nga paqëndrueshmëria politika që nga protestat e mëdha kundër korrupsionit që u mbajtën në vitin 2020.

Klan News