Në Maqedoni ka nisur sot heshtja zgjedhore. Mbi 1 milion e 700 mijë qytetare, përfshirë këtu shqiptarë e maqedonas, me të drejtë vote do te votojnë ditën e diel për presidentin e ri te vendit, si dhe kryetaret e 84 komunave përfshirë këtu dhe atë të Shkupit.
Në garën për president janë shtatë kandidatë, katër maqedonas dhe tre shqiptarë. E vetmja grua që kandidon për postin e kreut të shtetit është kandidatja e PDSH-se, Mirushe Hoxha.
Në një kohë që për krerë të komunave konkurrojnë mbi 700 kandidatë dhe disa mijëra të tjerë për Këshillat e Komunave. Zgjedhjet do të monitorohen nga misioni i ODIHR-it, diplomatë të akredituar në Shkup, si dhe nga një numër i madh vëzhguesish vendorë./tvklan.al
Gazetare: Bora Sadriaj