Ne prag te zgjedhjeve parlamentare te 28 Qershorit qeveria dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kane nënshkruar një memorandum bashkëpunimi.
Nëpërmjet tij synohet realizimi i infrastrukturës zgjedhore, ku dikasteri i Ministrisë së Brendshme, i drejtuar nga ministri Nishani merr përsipër te përmbushë detyrimet qe përcaktohen ne kodin zgjedhor ne interes te një procesi elektoral konform standardeve.
Bujar Nishani: “Ministria e Brendshme në bashkëpunim me autoritetet e pushtetit lokal në të gjitha njësitë vendore të vendit do të realizojë për të vënë në dispozicion kushtet e përshtatshme për qytetarët shqiptarë në ditën e zgjedhjeve. Po ashtu ambientet e përshtatshme që kanë të bëjnë me grupet e numërimit të votave për të pasur një proces i cili të arrijë ato standarde që tashmë kërkohen jo vetëm nga qytetarët shqiptarë, por në radhë të parë kërkohen nga legjislacioni që neve kemi në fuqi.”
Për numrin një te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve, Ristani, formalizimi i memorandumit është ne vazhdën e bashkëpunimit te nisur prej disa muajsh me Ministrinë e Brendshme dhe atë te Financave.
Arben Ristani: “Ky bashkëpunim do të jetë i frytshëm deri në fund për t’i dhënë Shqipërisë zgjedhje të standardeve ndërkombëtare, të cilat për të thënë të drejtën, i presim prej kohësh”.
Nënshkrimi i kësaj marrëveshje, kthyer tashme ne tradite qe prej disa vitesh mes KQZ-se dhe Ministrisë se Brendshme synohet mbarëvajtjen e te gjithë infrastrukturës zgjedhore deri ne finalizimin e këtij procesi me 28 Qershor./tvklan.al