Bamir Topi: “Si president ju bëj thirrje që brenda kësaj ndjeshmërie duhet të keni besimin tek institucionet e shtetit shqiptar sepse ato do të dinë të përmbushin me shumë … misionin e tyre i cili në kontekste të tilla konsiderohet si mision historik. Ka një realitet të ri që edhe Shqipëria edhe Greqia edhe Italia që i percepton në të njëjtat ujëra janë vende të NATO-s. Do të jetë një proces i monitoruar me shumë imtësi dhe i siguroj të gjithë qytetarët e Shqipërisë që të jenë të qetë në të gjitha zgjidhjet institucionale sepse do jenë zgjidhje shumë korrekte që edhe në versionin më të papranueshëm ndokush do të merrte mbi supe përgjegjësi historike. Kini besim tek morali i përfaqësuesve të shtetit shqiptar, përtej besimit duhet të ketë një marrëdhënie transparence të plotë, një marrje në konsideratë e ekspertizave në institucione duke na bërë që të jemi të qetë që në aktin final ne të jemi plotësisht në të drejtat tona komfor rregullave të cilat janë ratifikuar dhe nga parlamenti shqiptar për sa i përket marrëdhënieve ndërkombëtare.”/tvklan.al