Pasi i mbijetoi mocionit të mosbesimit që do ta rrëzonte nga pushteti, kryeministrja britanike Theresa May udhëtoi këtë të enjte drejt Brukselit ku do të marrë pjesë në Samitin e BE.
Pjesë e diskutimit natyrisht do të jetë Brexit dhe negociatat e për kufirin me Irlandën, e kthyer në thembrën e akilit të marrëveshjes mes Londrës dhe Brukselit.
Kryeminsitrja do të përpiqet të bindë liderët e vendeve anëtarë se kushtet në lidhjen e vetme tokësore mes palëve duhet të ndryshojnë. Përgjigja e BE-së ishte e prerë, përmes presidentit të Komisionit Europian, Jean-Claud Juncker, se një marrëveshje e re është e pamundur.
Kritikët në Britaninë e Madhe akuzojnë May-n se me ujdinë e arritur do të mbajë sërish lidhur vendin ishullor me Unionin. Ndonëse mori 117 vota kundër, shefja e qeverisë është e mbrojtur edhe për 1 vit tjetër, nga një tjetër tentativë për rrëzim nga karrigia. Megjithatë May, siç raporton BBC, u ka premtuar deputetëve të saj se do të dorëhiqet përpara fundit të mandatit, me gjasë sapo të ketë përmbyllur Brexitin.
Tv Klan