Qeveria ka parashikuar se në Buxhetin e vitit të ardhshëm rreth 164 mijë persona me aftësi të kufizuara në Shqipëri do të kenë mbështetje falë Programit të Mbrojtjes Sociale.
Lajmin e ka ndarë Kryeministri Edi Rama i cili nënvizon se nga ky program synohet të përmirësohet cilësia e jetës për këtë kategori të popullatës, duke u ofruar jo vetëm ndihmë ekonomike, por edhe mbështetje për përfshirjen sociale dhe akses në shërbime të specializuara.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale janë plot 18 mijë kujdestarë personal dhe ndihmës për personat me aftësi të kufizuara në të gjithë vendin.
Gjithashtu qeveria si pjesë e ndihmës financiare në buxhetin e 2025 ka vendosur edhe mbështetje për paketën higjieno-sanitare për këtë kategori sociale e cila di të rritet deri në 20.000 Lekë në muaj.
Klan News