Transaksionet në monedhën Europiane gjatë viteve të fundit kanë njohur gjithnjë e më tepër rritje të tyre sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë.
Vetëm në Dhjetor të vitit 2024 janë kryer transaksione me vlerë mbi 603 mijë Euro, rritje disafish me të njejtën periudhë të vitit 2023.
Ndërsa totali i transaksioneve në Euro përgjatë gjithë vitit 2024, referuar të dhënave të Bankës Qendrore rezultoi në vlerën e 5.2 miliardë Eurove, nga 4,1 miliardë Euro në 2023.
Po sipas Bankës së Shqipërisë i gjithë viti 2024 shënoi një rritje edhe të fluksit të transaksioneve në monedhën europiane në vendin tonë duke arritur në vlerën e 325,052 transaksioneve në total, prej të cilave 33.985 transaksione në Euro u regjistruan vetëm gjatë Dhjetorit të vitit të kaluar.
Ndërkohë për shkak të dobësimit të vazhdueshëm vitet e fundit të monedhës europiane, Banka e Shqipërisë ka blerë gjatë vitit 2024 rreth 330 milionë Euro, ndërsa parashikohet që gjatë këtij viti ky institucion të blejë rreth 350 milionë Euro të tjera.
Klan News