Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë e ka certifikuar listën përfundimtare të votuesve brenda dhe jashtë Kosovës.

Mbi 2 milionë shtetas do të kenë të drejtë vote në zgjedhjet e rregullta parlamentare të 9 Shkurtit.

Sipas të dhënave të KQZ-së, numri i qytetarëve me të drejtë vote është mbi 1.9 milionë votues jetojnë në Kosovë, ndërsa pjesa tjetër e të regjistruarve do të votojnë me postë nga jashtë vendit.

KQZ mori vendim për rritjen e qendrave të votimit si në zonat urbane dhe ato rurale. Në total, në zgjedhjet e 9 Shkurtit do të garojnë 27 parti politike.

Tv Klan