Mimi Kodheli: “Në Kryesi mbizotëroi mendimi që është e nevojshme kryerja e një reforme statutore dhe rregullat që normojnë funksionimin e Partisë Socialiste, e cila nuk duhet të jetë legjitimuar nga ndërhyrje pjesore dhe në kushtet e emocionalitetit të konkurrimit politik. Kryesia në shumicë gjykoi dhe konkludoi se kongresi duhet t’i japë rrugë një procesi analize, konsultimi dh debat të gjerë në parti rreth kësaj reforme. Proces i cili brenda një afati të arsyeshëm t’i paraqitet kongresit të ardhshëm për miratim. Kryesia shpreh vullnetin e plotë për të mbrojtur dhe administruar një proces konkurrimi ndërmjet kandidatëve për kryetar të Partisë Socialiste konform kodit zgjedhor të partisë duke ju garantuar akses të plotë të gjithë kandidatëve nëpërmjet përfaqësuesve të tyre në të gjithë piramidën e strukturave që do të merren me organizimin e këtij procesi, pra votimin, numërimin e shpalljen e rezultatit të zgjedhjeve përmes rregullave dhe kushteve të njëjta dhe të barabarta për secilin nga kandidatët./tvklan.al