“Po fsheh deklaratat e pafajësisë duke humbur besimin”
Avokati i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, lëshoi akuza të forta ndaj Prokurorisë Speciale, gjatë seancës së radhës të mbajtur këtë të premte në Hagë. Pierre Prosper, tha se prokuroria po fsheh deklaratat shfaqësuese, duke e shkatërruar legjitimitetin e kësaj Zyre speciale.
“Është një çështje që ka implikime të rënda. Fshehja e deklaratave shfajësuese shkatërron dhe trondit sistemin e drejtësisë ndërkombëtare. Prokuroria e ka tradhtuar besimin. Ka tradhtuar detyrën e vetë për të provuar të vërtetën. Në vend që të vendosin fakte që sjellin rezultate, ata vendosin që ti shkatërrojnë faktet për qëllimet e tyre. Kjo është shkelje e të drejtave të njeriut”.
Mbrojtja kërkoi gjithashtu edhe rishikimin e paraburgimit për Thaçin, e cila do të shqyrtohet në seancën e radhës.
“Palët mund t’i paraqesin pikëpamjet dhe argumentet e tyre. Seanca mund të mbahet ditën e martë më 22 Shkurt”.
Ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi u arrestuan në fund të vitit 2020. Që nga ajo kohë janë duke qëndruar në paraburgim, ndërkohë që ende nuk dihet data e fillimit të procesit gjyqësor ndaj tyre.
Tv Klan