Brunilda Cami: “Jemi në KZAZ-në 48 që i përket njësisë bashkiake numër 4 në kryeqytet. Siç po e shikoni sapo ka mbërritur kutia e parë e një qendre votimi dhe po merret në dorëzim nga komisioni i KZAZ, i cili do të merret më pas me numërimin e votave.”

Eduard Gjermeni: “Në zonën tonë KZAZ 48 gjithsej janë 42 qendra votimi, të cilat janë pothuajse në mbyllje të plotë të procesit të votimit për ditën e sotme. Jemi në pritje të tyre, kemi ngritur gati 4 grupe numërimi se … i kemi siç e shikon edhe vetë këtu. Janë njëkohësisht dhe 5 grupe numërimi rezervë. Me të mbërritur kutitë bëhet sistemimi i tyre, bëhet marrja në dorëzim, kur mbërrin kutia e fundit pastaj fillon procesi i numërimit nëpër tavolina.”/tvklan.al