Procesi i votimit është mbyllur në kryeqytet. Kështu pas një vëzhgimi të bërë në disa qendra në Tiranë kutitë janë mbyllur në orarin zyrtar dhe komisionerët kanë nisur procedurat për të vulosur dhe dërguar në qendrat e numërimit të votave të gjitha kutitë të cilat do të shoqërohen nga policia.

Eno Luarasi: “Ora shënon 19:05 dhe procesi i votimit në qendrën e votimit 18/14 është mbyllur.”

Ndryshe nga sa ishte menduar nuk ka patur asnjë shtyrje të orarit zyrtar për mbylljen e qendrave të votimit. Në ato qendra ku ka patur ende njerëz komisionerët kanë marrë dokumentet e identifikimit për t’i lejuar atyre të votojnë./tvklan.al