Poezitë e Timo Fllokos dhe gjithë organizimi i eventit e kthyen mbrëmjen e 8 Korrikut në të paharrueshme.

Mbrëmja u çel me një dedikim për gruan e jetës, Vera Grabocka. Në skenë u ngjit dhe vajza e vetme e Timos dhe Verës, Linda. Kjo e fundit interpretoi bashkë me të atin poezi e ndërsa Vera i ndiqte nga pulti i regjisë, mbushur me emocione.

Për herë të parë ishin të tre në një performancë si më e suksesshmja ndonjëherë e njëkohësisht plot jetë e dashuri. Pas interpretimit të poezisë me të atin, i gjithë arti e magjia e mbrëmjes u finalizua me një përqafim të ndjerë.

Në një intervistë pë “Jo Vetëm Modë”, Valbona Selimllari e ka cilësuar Lindën si më të mirën e të dy artistëve.

Vera gjithmonë thotë se dështimi është tek dera dhe unë them për Vera Graockën nuk ka dështim, se në fakt nuk ka dështim për të. Nuk ka një punë që ajo ta ketë dështuar. Por, këtë radhë pati emocione pak më shumë, kishte njerëzit e saj të shpirtit që dolën në skenë, pavarësisht se Timo Flloko është Timo Flloko, edhe ja kuptova emocionin. Vajza është më e mira e të dyve, është një vajzë e mrekullueshme, shumë e mençur. Një personalitet me shumë vyrtyte edhe përveç kësaj ishte dhe një artiste”, u shpreh Valbona.

Kësaj mbrëmjeje spektakolare iu bashkua dhe sopranoja e përmasave botërore Nino Matchaize dhe zëri i pakrahasueshëm i tenorit Saimir Pirgu. Interpretimi i pazakontë i dirigjentit të Orkestrës së Teatrit të Operës dhe Baletit, Jacobo Sipari di Pescasceroli, ishte një shfaqje më vete./tvklan.al