Inaugurimi i tunelit Thirrë-Kalimash nga kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha dhe ai i Kosovës, Hashim Thaçi është shoqëruar me një jehonë të gjerë edhe në mediat e huaja.
Në një shkrim të sajin Deutsche Ëelle përshkruan ceremoninë e veçantë gjatë së cilës dy kryeministrat inauguruan autostradën e parë që lidh Shqipërinë me Kosovën, projektin më madhor të shqiptarëve.
E po kështu, një shkrim për këtë lajm është publikuar edhe në Buletinin botëror, i cili në faqen e tij në internet shkruan se “Shqipëria i dha jetë autostradës që do të lidhë këtej e tutje dy shtetet shqiptare. Shqipëria dhe Kosova janë afër dhe nga sot do të jenë edhe më afër”- thuhet në shkrim.
Ky moment historik për Shqipërinë dhe Kosovën ka bërë jehonë edhe në mediat polake, ato serbe, greke amerikane dhe ato britanike. B92, Asociatet Press, Ana, Earthtimes, E-Tajvan shkruajnë për ngjarjen historike të shqiptarëve, për këtë rrugë të re, e cila po shkurton ndjeshëm distancën e udhëtimit mes dy vendeve.
Gazeta britanike Earthtimes thotë se për ndërtimin e kësaj vepre janë dashur plot tre vjet, dhe shqiptarëve do u duhet me pak se tre orë për të udhëtuar nga Durrës në Kukës. Autostrada shkruan Associated Press do të thellojë jo vetëm kontaktet politike por edhe ato ekonomike mes Shqipërisë dhe Kosovës./tvklan.al
Gazetare: Bora Sadriaj