Mediat e huaja vazhdojnë të mbikëqyrin me kujdes ecurinë e procesit zgjedhor në Shqipëri. Deri tani thotë Doice Welle dhe Euronews zgjedhjet parlamentare po zhvillohen pa asnjë problem. Ndërsa vendi është tashmë anëtare me të drejta të plota të NATO-s, mediat e huaja dhe vetë institucione si OSBE, Bashkimi Europian dhe Departamenti amerikan i shtetit i cilësojnë këto zgjedhje parlamentare si thelbësore për të ardhmen europiane të vendit. 

Në fakt Suedia e cila merr edhe presidencën e radhës të Bashkimit Europian në 1 korrik i ka kërkuar Komisionit Europian të japë vlerësimin e vet përsa i përket kandidaturës së Shqipërisë për anëtarësim bllok gjatë periudhës së dytë të këtij viti.

Ne po ndjekim me kujdes progresin e Shqipërisë, por dhe zgjedhjet parlamentare tha ministri i jashtëm Karl Bild. Zgjedhjet do të mbikëqyren nga një 5500 vëzhgues  ndërkombëtarë dhe vendorë, ndërkohë që për t’iu shmangur manipulimeve në vendvotime janë vënë për herë të parë edhe kamerat digjitale. 

Vlerësimi për standardet e tyre do të jepet nga vëzhguesit e ODIHR-it, të cilët të hënën do të nxjerrin edhe raportin paraprak. Ministria e Brendshme ndërkaq ka vënë në gatishmëri të ruajtjes së rendit dhe sigurisë rreth 5.700 forca policore.

Në garën e 28 qershorit marrin pjesë 34 forca politike nga të cilat vetëm njëra konkurron e vetme ndërsa të tjerat janë grupuar në 4 koalicione të mëdha. Për herë të parë në Shqipëri aplikohet sistemi proporcional-rajonal. Vendi është ndarë në 12 rajone dhe votat do të llogariten në mënyrë proporcionale brenda për brenda secilit qark.

Në të gjithë vendin janë ngritur 4.800 qendra votimi. Sipas afatit ligjor, numërimi i votave i cili do të bëhet në 66 qendra të posaçme, duhet të mbyllet brenda orës 17 të ditës së hënë. Ndërsa komisioni qendror i zgjedhjeve ka afat 48 orë që nga momenti i marrjes së materialeve, për të nxjerrë rezultatin.

Për ecurinë e procesit zgjedhor ka reaguar edhe federata … shqiptare “Vatra” në SHBA, e cila u ka bërë thirrje shqiptarëve me të drejtë vote të marrin pjesë masivisht në këto votime. Duke i konsideruar ato një ndër hapat më të rëndësishëm për ecurinë e zhvillimeve demokratike në Shqipëri.

Në deklaratën e saj “Vatra” thotë se ky proces është i pari Shqipërinë si anëtare e NATO-s dhe si i tillë duhet të pasqyrojë dhe të justifikojë besimin që aleanca më e madhe e globit i dha Shqipërisë./tvklan.al

Gazetare: Urita Dokle