Së bashku me Spanjën, Italinë dhe Kroacinë, të gjitha në dhjetëshen e parë të FIFA-s, Shqipëria shikohej si e përjashtuar nga kjo garë. Por kur nisi të luhej futboll u bë e qartë që do të luante një rol në Grupin B, shkruan rrjeti sportive amerikan ESPN.
Pasi humbi për pak ndeshjen me Italinë dhe barazoi me Kroacinë kërkon një fitore me skuadrën që kryeson grupin dhe që do të sillte kalimin në fazën e 1/8.
Shqipëria duhet të duhet të jetë e vendosur deri në fund kundër një prej skuadrave më të mira të turneut deri më tani. ESPN shkruan se Shqipëria tregoi ndaj Italisë dhe Kroacisë që është gati të luftojë dhe do të ketë edhe një herë ndaj Spanjës mbështetjen e madhe të tifozëve në Dusseldorf Arena.
Shqipëria bëri të djersijnë kundërshtarët në dy ndeshjet e para, duke arritur avantazhin në minutat e para, një prej tyre ndaj Italisë kampione në fuqi dhe do të kishte mundësinë të kalonte në fazën pasardhëse nëse do të fitonte ndaj një Spanje të jashtëzakonshme, që e ka siguruar kualifikimin lexohet në artikullin e agjencisë Reuters.
Britanikja BBC tregon për ambicien që kanë lojtarët e Shqipërisë për të siguruar pjesëmarrjen në fazën me eliminim direkt për herë të parë në histori edhe pse konsiderohen si jo favoritë përballë aty të Spanjës, duke shtuar se kanë një diferencë prej 58 vendesh në FIFA.
Tv Klan