Kur Andreas Gross, kryetari i grupit socialist në asamblenë e këshilli të Evropës, u ngrit dje duke shprehur një dyshim procedural rutinë në lidhje me përbërjen e delegacionit tonë duke thënë shprehimisht se kemi informacione që delegacioni shqiptar nuk reflekton kompozimin real të parlamentit shqiptar, nuk e kishte menduar kurrë se në Shqipëri do të kishte filluar transmetimi i një tragji-komedie politiko-mediatike.

Ja disa nga titujt e shtypit të sotëm që mbushën dhe edicionet e djeshme televizive të shumë prej mediave të ashtuquajtura opozitare.

E përditshmja “Korrieri” shkruan: “Skandali me delegacionin, Shqipërisë i pezullohet vota në KE”.

Gazeta Shqiptare: “Këshilli i Evropës i heq votën Shqipërisë”. Më tej e përditshmja “Shqip” shkruan: “Këshilli i Evropës ndëshkon Shqipërinë, ndërsa gazeta “Shekulli” citon: “Këshilli i Evropës “ngrin” Shqipërinë”.

Ajo që ndodhi sot kur KE-ja votoi në unanimitet të plotë për zhbllokimin e kredencialeve të delegacionit shqiptar ishte komike për atë pjesë të shtypit që si gjithmonë në të tilla raste procedon bazuar vetëm në informacionet e marra nga selia rozë, pa cituar asnjë burim nga KE, qoftë në Strasburg apo nga zyra e tij në Tiranë.

Por ajo që ndodhi sot ishte dhe tragji-komike, veçanërisht për opozitën shqiptare, por deputeti socialist zviceran, Andreas Gross, që dje me informacionet paraprake të marra nga selia rozë në Tiranë kërkoi me dyshime të ngrinte kredencialet.

Sot me votën e tij personale ai “shkriu” kredencialet e delegacionit shqiptar duke lënë të ngrirë opozitën dhe një pjesë të medias shqiptare në Tiranë./tvklan.al