Ne pritje te thirrjes se tryezës nga presidenti i republikës, Edi Rama ka nisur konsultimet me aleatet ne përgatitjen e një platforme, e cila me shume gjase do te shmange edhe djegien e mandateve te deputeteve socialiste.

Paskal Milo, kreu i Demokracisë Sociale, është takuar te mërkurën me Ramën dhe shprehet i sigurte se te 64 deputetet e zgjedhur ne 28 Qershor nga elektorati socialist do te ulen ne sallën e kuvendit përpara afatit kushtetues për skadimin e mandateve.

Paskal Milo: “Udhëheqja e Partisë Socialiste, vetë zoti Rama, janë duke menduar modalitetet që do të shpien në atë që mandatet e grupit parlamentar socialist aktual nuk kanë për t’u djegur dhe në mënyrë të veçantë besoj se mund të ketë lidhje edhe me tryezën e presidentit të republikës”.

Ne këtë kontekst Milo përjashton mundësinë e përjashtimit te deputeteve qe kane deklaruar se do te thyejnë bojkotin ne limitet e afateve kushtetuese për mandatet.

Ndërsa skenarin e përjashtimit nga PS-ja te deputeteve kundërshtarë te Ramës, nëse ata do te hyjnë ne kuvend, e konsideron mjaft te dëmshëm për te majtën, duke e mbështetur këtë argument tek kontributet dhe pesha qe kane ne partine me te madhe opozitare këta deputete.

Paskal Milo: “Besoj se do të ketë një zgjidhje globale për të gjithë grupin parlamentar socialist dhe do të mënjanohet me këtë rast edhe akti i premtuar nga të pesë deputetët e Partisë Socialiste për të bërë një veprim unilateral që mund të kishte një kosto politike për vetë Partinë Socialiste.”/tvklan.al

Gazetare: Elja Zotka