Kjo është historia e Fidaije Ramadanit e cila është strehuar në një dyqan në Elbasan sapo u largua nga lufta në Kosovë. Kur eshtë larguar nga Kosova ajo tregon se djalin e saj Enverin e ka lënë në duar të serbëve dhe nuk ka shpresa që do e takojë.
Në studion e “Shtëpia e të ardhurve” në Tv Klan, nga Mirela Milori, ajo është paraqitur me dy djemtë dhe vajzën e saj për të kërkuar Enverin, por shpreh se ka pak shpresa për ta parë. Emisioni arriti të gjente Enverin dhe ta sillte në studio. Kur motra dhe nëna e parë shpërthyen në lot nga emocionet dhe lumturia që ai ishte gjallë dhe më në fund e kishin mundësi ta përqafonin. /tvklan.al