Të ftuar Skënder Gjinushi, Articiana Panela drejtuese e nje programi italian në Rai 3, Valeria Durante, regjizoria e këtij programi italian, Florian Nova
Gazetare Olta Zhiti
Të ftuar nga Kosova që janë në kërkim të familjarëve të tyre janë: Gjylqe Bërdëniçi, Fjolla, Fatmir Vejselaj, Majlinda Zadriqi
Ne puntatën e radhës tek “Shtëpia e të ardhurve” në Tv Klan nga Mirela Milori, kanë qenë disa të ftuar të cilët janë në kërkim të familjarëve të tyre nga situata e trazuar e Kosovës në 1999. Bëhet fjalë për Gjylqe Bërdëniçi nga Gjakova e cila nuk i ka parë familjarët e saj që 6 javë.
Ajo kërkon me dëshpërim dhe me lot në sy familjen e saj. Fjolla një vajzë e vogël që ka ardhur të kërkojë gjyshin, tezen dhe gruan e dajës së saj. Fatmir Vejselaj i cili jeton prej 8 vitesh në Gjermani, ka humbur kontaktet me familjen nga Suareka. Kërkon dy prindërit, kunatën dhe dy djemtë e saj dhe ka 8 vite që nuk i ka takuar.
Majlinda Zadriqi nga Peja e cila kërkon familjen dhe motrat e saj dhe ka 4 javë që nuk i ka parë. Gani Bushati nga Gjakova ka 5 vite që jeton në Gjermani. Ai ka humbur kontaktet prej 2 javësh dhe nuk di se ku ndodhet familja e tij me të cilën nuk është takuar që prej 1 vit e gjysmë. Emocionet gjatë këtij emisioni kanë qenë të forta, historitë e tyre kanë prekur të gjithë dhe torturat që ata kanë kaluar nuk i heqin kurrë nga mendja. /tvklan.al