Të ftuar Andrea Stefani, Zamir Shtylla, Besnik Alibali, Neritan Ceka.

Në puntatën e radhës “Shtëpia e të ardhurve” në Tv Klan nga Mirela Milori ka qenë i ftuar Behari nga Rugova e Pejës i cili tregon se ka jetuar tek halla e tij dhe për shkak të luftës kanë ardhur në Tiranë, ndërsa nëna e tij me vëllain dhe kunatën kanë qenë tek tezja. Ai nuk ka asnjë informacion se ku ndodhen dhe ka ardhur në emision për të kërkuar familjen e tij.

Mimoza Kyçyku e cila është 16 vjeç nga komuna e Suarekës. Ajo tregon se ka qenë në Suarekë në gjimnaz për mjekësi dhe ka qëndruar tek halla. Në 28 Mars ka folur me të atin dhe i ka thënë që janë mirë dhe janë nisur për në Shqipëri.

Ajo shprehet se policia serbe i ka thënë se UÇK-ja i ka detyruar të shkonin në Shqipëri dhe kur kanë arritur në Prizren, policia serbe ka filluar t’i gjuante me gurë dhe të gjithë ishin të frikësuar se ndoshta po i hidhnin bomba. Që nga data 28 Mars, Mimoza ka humbur kontaktet me familjen e saj.

Sadetja është nga komuna e Suarekës dhe tregon se në momentin që kanë ardhur serbët, ajo ka qenë tek motrat dhe i dëbuan nga shtëpia. I mblodhën tek shkolla e fshatit dhe nisën të digjnin shtëpitë. Ajo tregon se filluan të gjuanin me automatikë në ajër dhe i kërcënuan se të gjithë do pushkatoheshin.

Burrat i rreshtuan tek muri për t’i pushkatuar dhe i detyronin që të thërrisnin “Serbi” dhe të ngrinin 3 gishta. Ajo tregon se ata i thanë që UÇK-ja ia kishe bërë të gjithën këtë.  Kur arriten në Prizren, serbët i thoshin që ju ka detyruar NATO, të largoheni dhe se duhet t’i thoshin lamtumirë Kosovës.

Djali i vogël Behar Berisha ka qenë dëshmitar i masakrës së Rugovës ku tregon se serbët i kanë vrarë të afërmit para syve dhe komshinjtë. Njëri prej tyre ngriti automatikun për t’i gjuajtur të gjithë, por një person tjetër i ndaloi, i tha që ata nuk kanë faj. Sipas djalit serbët i quanin ata terroristë dhe filluan që t’i gjuanin.

Në oborrin e shtëpisë së tij, serbët kanë vrarë 24 persona. Edhe pse i vogël në moshë ai shprehet se do rikthehet sërish në Rugovë, sa më parë të jetë e mundur. Edhe nëse serbët ia kanë djegur shtëpinë, janë themelet dhe do e ndërtojë sërish.

E ftuar në këtë emision ka qenë edhe këngëtarja e njohur Aurela Gaçe e cila së bashku me familjen e saj kanë qenë të gatshëm të strehonin në shtëpinë e tyre një numër të lartë të kosovarëve dhe shprehet tepër e prekur nga kjo situatë. Aurela ka treguar se kur bënte koncerte në Kosovë ajo ndihej dhe pritej më mirë sesa në Shqipëri. Të gjithë i falnin shumë dashuri dhe ngrohtësi. /tvklan.al