“Zanatin duhet ta dashuroni siç dashuron nëna fëmijën”, ishte ky amaneti që babai i Fatmir Lelës ju la fëmijëve të tij artistë.
Mes emocionesh duke folur për të atin, Lela thotë se ai ka qenë mësues dhe prind për ata, nga i cili kanë marrë dhe profesionin e muzikës.
Rudina Magjistari: Çfarë kujton nga babai yt si një gjë të rëndësishme që të ka dhënë në lidhje me muzikën?
Fatmir Lela: Është një gjë e madhe të flas për babanë sepse ai ka qenë mësuesi jonë, i të gjithëve dhe nga ai kemi marrë zanatin, jo vetëm prind, por edhe një mësues i dashur që e dashuronte shumë muzikën. Dhe në moshën 82-vjeçare, 3 ditë para se të godiste, ai ishte me llahutë në dorë.
Rudina Magjistari: Çfarë amaneti ju ka lënë?
Fatmir Lela: Zanatin duhet ta dashuroni siç dashuron nëna fëmijën sepse me këtë zanat jo vetëm se do të mbani familjet, por do të kënaqni shpirtrat e njerëzve. Ky ishte amaneti i babait./tvklan.al