Ilir Meta: “Kam parë kryeministrin asaj nate, të natës së 9 janarit, Namik Doklen, se ai ka qenë kryeministër, se ai tjetri ka qenë jashtë shtetit. Kam parë që fliste se do fitojë politika e re në 28 qershor dhe unë dua t’i them Namik Dokles: Si s’të vjen turp mor Namik, mirë nuk bëre asnjë gjë atë natë kur e mori vesh gjithë Shqipëria dhe njerëzit kërkonin ndihmë për t’i shpëtuar nga i ftohti dhe nga dallgët, po dhe sot e mbas 6 vjetësh nuk ke kurajën që të paktën të largohesh nga politika. Duhet të themi ik edhe ti Namik, sepse shqiptarët nuk kanë nevojë për Namik politik, sepse politika e re nuk mund të jetë t’i lësh njerëzit këtu të vdesin se kërkojnë vetëm të zbatohet ligji, të zbatohet drejtësia.”/tvklan.al