Kryetari Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta, zhvilloi disa takime në qytetin e Kukësit. Gjatë fjalës së tij Meta u ndal dhe tek rruga Durrës-Kukës, duke e cilësuar atë jo vetëm si kontribut i së djathtës.
Ilir Meta: “Ne gjithnjë kemi qenë pro ndërtimit të kësaj rruge, sepse ideja për fillimin e kësaj rruge dhe kontributet për fillimin e kësaj rruge kanë nisur me kohë, përpara se Sali Brisha të vinte në pushtet.”
Meta theksoi dhe vendosmërinë e kësaj force politike për ta kthyer aeroportin e Kukësit në një pikë transiti ndërkombëtar dhe zhvillimi për vendin./tvklan.al