Ilir Meta ka theksuar edhe një herë gjatë një takimi me banorët simpatizantë të Lëvizjes Socialiste për Integrim në Kashar, se partia që drejton do të jetë forca kryesore në zgjedhjet elektorale të 2009.

Ilir Meta: “Sistemi i ri zgjedhor, i cili në thelb është proporcional, na motivon shumë më tepër në mënyrë që në zgjedhjet e vitit 2009, që po afrojmë ne të arrijmë një rezultat spektakolar, një rezultat i cili do ta bëjë LSI-në, forcë kryesore vendimtare në qeverisjen e ardhshme të vendit.”

Kjo deklaratë e kreut të LSI-së ven pas asaj të pak ditëve më parë në emisionin opinion të gazetarit Blendi Fevziu, ku garantoi se në rast se partia e tij nuk do të marrë 35 deputetë atëherë ky i fundit do të shikojë pozicionin në krye të saj.

Të njëjtin besim Meta ka shprehur edhe në një takim me strukturat e LRI-së në njësinë nr.5 në Tiranë ku gjithashtu akuzoi dy forcat kryesore politike për marrëveshje në kurriz të qytetarëve./tvklan.al

Gazetare: Jolldiz Mitro

Montazh: Vilma Halilaj