Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta ka zhvilluar një takim me banorë të Petrelës, ku ka theksuar se programi i forcës që ai drejton ka në themel të tij dy elemente tepër të rëndësishëm siç është punësimi dhe bujqësia.

Ilir Meta: “Punësimi është shqetësimi kryesor sot në Shqipëri. Dëgjuat ndoshta në lajme që u mbyllën 50 fabrika të këtyre biznesit fasonet, pra këta që prodhojnë për eksport, veshje, këpucë, çanta etj. Dhe gati 10 mijë veta ngelën pa punë, ne kemi disa muaj që i themi qeverisë sill në parlament një plan për krizën, Si do ndihmohet biznesi, si do të diskutohet me bankat që t’ua lehtësojnë një çikë kreditë se është situatë e vështirë për popullin, është për biznesin, është për të gjithë. Berisha thotë Shqipëria dhe Kina thotë janë vendet më të zhvilluara në botë.”

Shëndetësia është një tjetër sektor prioritar ndaj të cilit LSI do të kushtojë vëmendje, pas fitores në zgjedhjet e 28 qershorit. Kështu deklaroi kreu i kësaj partie Ilir Meta gjate një vizite në spitalin Rajonal të Durrësit, ku shprehu angazhimin për pajisjen e këtij spitali me aparatura moderne, siç janë skaneri dhe rezonanca magnetike. /tvklan.al