Presidenti Ilir Meta ka zgjedhur ta urojë Ditën e Pavarësisë me një foto së bashku me nipin e Presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova.
“Së bashku me Lekën, nipin e Presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova, ju urojmë të gjithë shqiptarëve kudo ndodhen: Gëzuar Pavarësinë e Shqipërisë, Ditën e Flamurit tonë Kombëtar”, shkruan Meta.
Shqipëria kremton sot 109-vjetorin e pavarësisë. Për shkak të pandemisë, edhe këtë vit festimet do të kryhen nën masat kufizuese./tvklan.al