Trofetë e rëndësishëm mungojnë, por tek Arsenali besojnë ende te Mikel Arteta. Tekniku spanjoll duket se ka bindur me performancën në stolin e londinezëve, duke fituar një kontratë të re.
Sipas asaj që raportohet në mediat angleze, 42-vjeçari ka rinovuar kontratën për të firmosur edhe për 3 sezone me nënkampionët e Anglisë.
Duke iu referuar këtyre të dhënave, Arteta do të qëndrojë te Arsenal të paktën deri në vitin 2027.
Ish-mesfushori ka nisur një epokë të re suksesi në “Emirates”, duke fituar FA CUP (EF EJ KAP) dhe Community Shield deri më tani, teksa përfundoi në vendin e dytë në sezonin e shkuar të kampionatit anglez.
Skuadra e tij ka qenë sfiduesi më i afërt i Manchester Cityt gjatë dy viteve të fundit dhe po përgatitet për një tjetër betejë për titullin kampion në sezonin 2024/25.
Në tre ndeshjet e para, Arsenal ka fituar 2 dhe barazuar një për të gëzuar një formë të mirë. Arteta iu bashkua Arsenalit në vitin 2019 dhe rinovon kontratën një sezon para skadencës së saj.
Spanjolli ka drejtuar ekipin anglez në 234 ndeshje për një mesatare prej 1.97 pikësh për takim.
Klan News