Sokol Olldashi: “Kanë shprehur interes për këtë licencë 5 kompani dhe çmimi fillestar i sugjeruar prej tyre ka variuar nga 1 milion euro në 5 milion euro. Në shprehjet e interesit ka pasur pra këto dy çmime të fiksuara. Kemi patur një debat me AKEP-in ose respektivisht me anëtar të bordit të AKEP-it për çmimin që duhej të vendosej në këtë procedurë të dhënies së licencës. Ka pasur një insistim të gjatë për të mbajtur çmimin minimal prej 1 milion euro ndërkohë që ministria ka kërkuar me këmbëngulje që çmimi minimal të ishte ai më i larti i ofruar të shprehet interesi prej 5 milion eurosh. Pas diskutimeve të gjata me AKEP-in është rënë dakord edhe nga bordi me një votë kundër që çmimi minimal që duhet të pranojë për dhënien e licencës së 4 GSM do të ishte 5 milion euro. Në bazë të kësaj është shpallur procedura e tenderit në bazë të procedurave të përcaktuara me vendim të këshillit të ministrave dhe të hartuar nga AKEP-i. Në këtë tender që është zhvilluar në datën 20 shkurt kanë marrë pjesë 2 kompani Post telekomunikacioni i Kosovës i shoqëruar në një konsorcium biznesi nga një grup biznesmenësh shqiptarë dhe një kompani e dytë e cila që në fillimet e ekzaminimit të dokumentacionit është vlerësuar negativisht për shkak se patur mungesa të theksuara në paraqitjen e dokumentacionit. Post telekomunikacioni i Kosovës dhe grupi i biznesmenëve shqiptarë kanë ofruar një çmim 7.2 milion euro ndjeshëm më të lartë sa çmimi minimal që ne kërkonim prej 5 milion dhe shumë herë më të lartë se sa çmimi i lobuar prej 1 milion eurosh. Në këto kushte duke qenë se konkurrenti i dytë ka qenë me dokumentacion të pasaktë dhe duke parë të gjithë përpjekjet që u bënë për ta dështuar tenderin, ministra e Punëve Publike ka ndërmarrë iniciativën për të zgjedhur në procedurë tjetër atë të propozimit e një  projektligji për dhënien e licencës së telefonisë 4 lëvizëse. Nga pikëpamja ligjore propozimi është tërësisht në përputhje më ligjin pasi do ishte absurditet të mendonim që në ligj bie në kundërshtim me një ligj, pra ajo që është miratuar sot ka vlerën e të njëjtit ligj sikurse edhe ligji i komunikimeve elektronike. Së dyti kemi mbajtur të njëjtat kushte dhe procedura të propozuara nga dekumentacioni i tenderit, pra detyrimin e kompanisë për të shlyer brenda një afati 7 ditor 7.2 milion euro, 7 ditë nga marrja e njoftimit dhe ndërkohë i japim tregut të telefonisë së lëvizshme një operator të 4 i cili në paketën e tij ka ofruar tarifa ndjeshëm më të ulëta se sa ekzistentet në treg. Në këtë mënyrë Shqipëria bëhet vendi i parë në rajon me 4 licenca GSM-je. Çdo procedure ka qenë transparente dhe ministra qëndron e bindur në opinionin se dhënia e licencës së 4 do të kontribuojë vetëm pozitivisht për liberalizimin e mëtejshëm të tregut të telefonisë së lëvizshme dhe për uljen e mëtejshme të tarifave.”/tvklan.al