Lulzim Basha: “Pas 15 ditësh operacion në kushte jashtëzakonisht të vështira, siç kanë qenë dëshmitarë nëpërmjet mediave i gjithë opinion publik shqiptar, ne sot mund të themi se objektivi kryesor, parësor i këtij operacioni, mos humbja e asnjë jete njerëzore është përmbushur me sukses të plotë. Total i ujit të derdhur, 2 miliard e 77 milion, 232.400 metër kub. Sipërfaqja maksimale e tokës së përmbytur 11mijë e 400 hektar. Shtëpi në praninë e ujit 2649, banorë të evokuar 5173. Deri tani siç thashë raportet për dëme në bagëti, në lopë edhe dele janë minimale, ndërkohë që për ato dëmet e evidentuara merren menjëherë masat për higjienizimin e zonës, për të shmangur rrezikun e impaktit negative që kjo mund të ketë në situatën e shëndetit publik. Prioritet i operacionit vazhdon të mbetet mbështetja logjistike brenda njollës përmbytjes dhe jashtë saj, me ushqime, ujë të pijshëm, medikamente dhe ushqime për bagëtinë”./tvklan.al