Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Ushtria ka fortifikuar me mjete të rënda kufirin verior për të mos lejuar deportimin në brendësi të territorit shqiptar të trupave ushtarake serbe. Numri një i mbrojtjes shqiptare, Hajdaraga ka paraqitur në parlament masat më të fundit mbrojtëse.
Repartet tankiste, transportues të blinduar, kundra-ajror të të gjitha kalibrave dhe rraketa rraketive janë dërguar në kufijtë verior. Përsa i përket forcave të armatosura, Hajdaraga tha se divizioni i Kukësit është përforcuar me ushtarë profesionistë, rezervistë dhe të mobilizuar në shërbimin e detyrueshëm ushtarak.
Brigadat xheniere të ushtrisë po riparojnë urat mbi liqenin e Fierzës dhe po sigurojnë pikat e kalimit për mjetet e blinduara./tvklan.al
Gazetar – Vladimir Lame